Ekskluzive | Hyri dy herë në market, e preku në gjoks shitësen në

0%

Një rast i ngacmimit seksual është raportuar në fshatin Batushë të Graçanicës, ku një burrë dyshohet se ka sulmuar seksualisht shitësen e një marketi, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për R. D., 53-vjeçar, i cili dyshohet se fillimisht kishte hyrë në marketin e viktimës, L.

L., 52-vjeçar, dhe më pas ishte rikthyer sërish, duke i kërkuar një cigare dhe një shkrepëse. Sipas kallëzimit të viktimës, pasi ishte frikësuar nga sjellja e tij dhe kishte tentuar të largohej, i dyshuari e kishte ndjekur, fillimisht e kishte kapur për krahu, e më pas dyshohet se e kishte prekur në gjoks.

Për t’i shpëtuar, gruaja ka deklaruar se e kishte goditur me këmbë të dyshuarin dhe ishte larguar duke kërkuar ndihmë. Më pas ajo ka pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari, gjatë intervistimit në praninë e avokatit mbrojtës, ka mohuar akuzat, duke deklaruar se kishte hyrë në market vetëm për të blerë gjësende dhe se nuk e kishte prekur apo sulmuar shitësen.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar për veprën penale “Ngacmim seksual”, ndërsa R. D është dërguar në mbajtje. Hetimet për rastin janë në vazhdim. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com