Katër të plagosurit nga përleshja e armatosur të enjten pasdite në Podujevë, po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla, e ka konfirmuar për median se pacientët janë transferuar në disa klinika për trajtim të mëtutjeshëm. Pacienti A.
Islami, i cili ishte kalimtar i rastit, në momentin që u plagos, është dërguar në Klinikën e Kirurgjisë Maksilofaciale, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, gjatë së cilës predha është larguar me sukses dhe është realizuar trajtimi kirurgjikal i të gjitha dëmtimeve të evidentuara. “Aktualisht, pacienti ndodhet në gjendje stabile, me parametra të mirë shëndetësorë.
Ai do të vazhdojë trajtimin dhe monitorimin pas operacionit, në përputhje me protokollet e Klinikës së Kirurgjisë Maksilofaciale. ” – ka thënë Qyqalla për Klan Kosovën. Ndërsa tre të tjerët, që ishin personat kryesorë të përfshirë në përleshje, po trajtohen në klinika të ndryshme.
Klani mëson se anëtarët e familjes Zejnullahu, 36-vjeçari është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, ndërsa 32-vjeçari ndodhet në Mjekimin Intensiv Qendror. Ky i fundit është operuar dje, pas plagës që ka marrë në kokë gjatë konfliktit. Edhe Agim Xhemajli po trajtohet në QKUK dhe i njëjti është dërguar në Kirurgjinë Torakale, për trajtimin e mëtejmë
