Truall 2.2 hektarë në shitje në Brezovicë – mundësi investimi në një

0%

Nëse jeni në kërkim të një prone me potencial të lartë zhvillimi në një lokacion turistik dhe strategjik, ky truall në Brezovicë paraqet një mundësi të veçantë për investim afatgjatë. Ofrohet për shitje trualli me sipërfaqe prej 2.2 hektarë, i pozicionuar në Brezovicë, komuna e Shtërpcës, një nga zonat më të njohura dhe më të kërkuara për zhvillime turistike, rekreative dhe afariste.

Prona ndodhet në një lokacion të favorshëm, me qasje të drejtpërdrejtë në rrugë, duke e bërë të përshtatshme për projekte të ndryshme investive. Përparësi e rëndësishme e këtij trualli është infrastruktura e kompletuar në afërsi, përfshirë lidhjen me KEDS, ujë, kanalizim dhe rrugë, elemente që e lehtësojnë ndjeshëm planifikimin dhe zhvillimin e ardhshëm.

Trualli posedon leje ndërtimi dhe fletë poseduese, ndërsa kontrata e blerjes realizohet te noteri, duke ofruar siguri dhe qartësi në procesin e transaksionit. Me sipërfaqe të madhe, lokacion atraktiv dhe dokumentacion të rregullt, kjo pronë është e përshtatshme për investitorë që synojnë zhvillim në një prej zonave me potencial të lartë në Brezovicë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Çmimi total i pronës është 2,750,000 euro, ndërsa çmimi për ari është 12,500 euro. Karakteristika dhe informata të pronës: Me leje ndërtimi Me fletë poseduese Dokumentacioni me Noter KEDS Rrugë Kanalizim Ujë Kontakti: Agjenti: Drilon Tullari Emaili: drilon.tullari@pro-rks.com Numri kontaktues: +383 44 888 444 Buy Now

Burimi: Telegrafi