Trump: E pakuptimtë që SHBA-ja të vazhdojë marrëdhënien “e njëanshme”

0%

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se është “e pakuptimtë” që SHBA-ja të vazhdojë marrëdhënien, sipas tij, “të njëanshme” me NATO-n, vetëm pak ditë para samitit të Aleancës që do të mbahet më 7 dhe 8 korrik në Ankara.

Në një postim të publikuar në platformën e tij Truth Social, Trump shkroi se aleatët e NATO-s “nuk ishin aty për ne” dhe se marrëdhënia e Uashingtonit me Aleancën “nuk është reciproke”. Trump ka kritikuar vazhdimisht aleatët evropianë për mënyrën se si kanë reaguar ndaj luftës në Iran, duke përsëritur qëndrimin e tij se Evropa duhet të marrë përgjegjësi më të madhe për mbrojtjen e saj.

Administrata amerikane tashmë ka nisur të reduktojë disa nga angazhimet e saj në fushën e mbrojtjes, në përputhje me politikën e Trumpit për një rol më të kufizuar të SHBA-së në sigurinë evropiane.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në postimin e tij, presidenti amerikan publikoi edhe një grafik që tregon shpenzimet ushtarake të vendeve anëtare të NATO-s, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara investojnë dukshëm më shumë se aleatët e tjerë. Nën presionin e Trumpit, liderët e NATO-s vitin e kaluar ranë dakord që deri në vitin 2035 të rrisin shpenzimet për mbrojtje në 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbledhë përfaqësuesit e 32 vendeve anëtare dhe pritet të fokusohet në çështjet e sigurisë, mbrojtjes dhe të ardhmes së Aleancës, raporton Euronews, përcjell Sinjali.

NATO u themelua në vitin 1949 dhe për dekada ka shërbyer si aleanca kryesore e mbrojtjes e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, me rol kyç në ruajtjen e stabilitetit në Evropë dhe në forcimin e ndikimit global të Uashingtonit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com