Ekskluzive | Skandal me patentë-shoferë në Pejë: Bastiset

0%

Një operacion i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) ka zbuluar një skemë të dyshuar të pajisjes së kundërligjshme me patentë-shofer, duke çuar në arrestimin e një instruktori të auto-shkollës “Vosa” në Deçan dhe hetimin e pronarit të një klinike mjekësore në Pejë, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se hetimet janë zhvilluar në koordinim me Prokurorinë Themelore në Pejë, nën dyshimet për veprat penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, “Falsifikim i dokumentit” dhe “Legalizim i përmbajtjes së rreme”.

Sipas hetimeve, Denis Tafilaj 40-vjeçar, në cilësinë e përfaqësuesit dhe instruktorit të auto-shkollës “Vosa”, dyshohet se ka vepruar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, duke i mundësuar një personi të pajiset me patentë-shofer të kategorisë “B” përmes dokumentacionit të falsifikuar dhe veprimeve të kundërligjshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjatë operacionit të zhvilluar të enjten, hetuesit e DHKEK-së kanë bastisur zyrat e auto-shkollës “Vosa”, ku si prova materiale janë sekuestruar katër telefona mobilë. I dyshuari Denis Tafilaj me vendim të Prokurorit të rastit, është dërguar në ndalim për 48 orë. Në kuadër të të njëjtit hetim është intervistuar edhe Gani Rama (71-vjeçar), pronar i klinikës mjekësore “Anima” në Pejë.

Sipas burimeve, ai gjatë intervistimit ka pranuar veprën që i vihet në barrë. Atij i është sekuestruar një telefon mobil, ndërsa pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Hetimet lidhur me këtë rast janë në vazhdim dhe autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të skemës së dyshuar.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com