Në komisionin e Ligjeve, deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi pyeti kreun e SPAK, Klodian Braho, nëse do të ketë kërkesë të dytë në Kuvend për arrestimin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Braho u përgjigj duke theksuar se çështja është nën hetim. Oerd Bylykbashi: Tani kemi akuzë për korrupsion dhe pastrim të produkteve.
Do ketë sërish kërkesë për heqje imuniteti mbi bazën e provave dhe akuzave të reja? Klodian Braho: Ju prapë e lidhni pyetjen me çështje konkrete. Nuk do kishte çështje nëse nuk do kishte shkelje të ligjeve. Ju e keni të qartë qëndrimin e Prokurorisë, por edhe se si ka vazhduar Prokuroria pas mospranimit të kërkesës. Unë sot nuk mund të para shpall një vendimmarrje, çështja është nën hetim.
Nuk mund të them nëse do ketë apo jo, por do jetë një vendimmarrje e bazuar në ligj, duke marrë parasysh edhe arsyet pse Kuvendi ka vendosur rrëzimin e kërkesës.
