U fut fshehurazi në pishinë gjatë natës ndërsa ajo ishte e mbyllur,

0%

Një 28-vjeçar me origjinë peruane humbi jetën në Milano, pasi u mbyt gjatë një zhytjeje në një pishinë, ku ai dhe një grup miqsh kishin hyrë në mënyrë të paligjshme pas orarit të mbylljes. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 2 korrikut në pishinën komunale “Romano”, në zonën Città Studi.

Sipas mediave italiane, grupi kishte kapërcyer gardhin për të hyrë në objektin sportiv, i cili ishte i mbyllur në atë moment. Shërbimet e emergjencës mbërritën në vendngjarje pak pas orës dhe nisën menjëherë përpjekjet për ta rikthyer në jetë të riun. Pavarësisht tentativave, ai u transportua në gjendje kritike në Spitalin Policlinico, ku ndërroi jetë pak më vonë.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes. Një autopsi pritet të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot