Katër kallashnikovë u gjetën në një porosi të dërguar me agjenci

0%

Një person është dërguar në mbajtje pasi Policia e Kosovës zbuloi katër pushkë automatike AK-47 në një porosi të dërguar përmes një agjencie turistike në Podujevë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti u regjistrua fillimisht më , pas pranimit të informatave, kur njësitet policore kanë ndërmarrë veprime hetimore dhe kanë kontrolluar një porosi të dërguar përmes një agjencioni turistik. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar katër pushkë automatike AK-47, nëntë karikatorë, 262 fishekë dhe dy dritare plastike.

Policia ka bërë të ditur se më , pas veprimeve të mëtejme hetimore, janë shoqëruar në polici dy persona për intervistim. Po ashtu, me urdhër të prokurorit është bastisur një shtëpi, ku janë gjetur dhe sekuestruar tri pjesë të një arme AK-47 dhe një kondak druri i pushkës. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kompetent, njëri nga të dyshuarit është ndaluar për 48 orë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Rasti është iniciuar për veprën penale “Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Burimi: Kallxo