Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është kryer një operacion i rrallë tek një foshnje njëjavëshe e diagnostikuar me teratomë kongjenitale orofaringo-nazofaringeale (Epignathus). Patologji kjo që sipas QKUK -së është jashtëzakonisht e rrallë dhe që rrezikon seriozisht frymëmarrjen e ushqyerjen.
Sipas QKUK-së, këto raste ndodhin rreth 1 në 35,000 deri në 1 në 200,000 lindje të gjalla dhe shoqërohet me mortalitet të lartë, deri në 80–100% nëse nuk sigurohet në kohë rrugët e frymëmarrje.
Pas diagnostikimit të hershëm dhe sigurimit emergjent të rrugëve të frymëmarrjes nga ekipi i Klinikës së Neonatologjisë pacienti iu ka nënshtruar ekzaminimeve të nevojshme radiologjike dhe vlerësimit multidiciplinar. “Tumori u largua në tërësi, me ruajtjen maksimale të strukturave anatomike përreth dhe pa komplikime intraoperative.
Ecuria postoperative ka qenë shumë e favorshme, foshnja merr frymë spontanisht, ushqehet normalisht dhe vazhdon të jetë nën përkujdesjen e ekipeve mjekësore.” – thuhet në njoftimin e QKUK-së. Menaxhimi u realizua nga ekipi i Klinikës së Kirurgjisë Maksilofaciale, në bashkëpunim të ngushtë me ekipet e Neonatologjisë, Anesteziologjisë, Radiologjisë dhe Institutit të Patologjisë.
QKUK bënë të ditur se tumori ka arritur të largohet në tërësi nga i porsalinduri, me ruajtjen maksimale të strukturave anatomike përreth dhe pa komplikime.
“Ecuria postoperative ka qenë shumë e favorshme, foshnja merr frymë spontanisht, ushqehet normalisht dhe vazhdon të jetë nën përkujdesjen e ekipeve mjekësore.Ky rast është ndër rastet më të suksesshme dhe të rëndësishme për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës duke treguar nivelin e lartë të ekspertizës profesionale, bashkëpunimit multidisiplinar dhe kapaciteteve klinike në trajtimin e patologjive të rralla dhe komplekse tek foshnjat”- thuhet në njoftimin e QKUK-së.
Operacioni është realizuar nga ekipi mjekësor i Klinikës së Kirurgjisë Maksillofaciale, nën udhëheqjen e dr. Alban Olluri, me mbështetjen e ekipit të anesteziologëve të udhëhequr nga dr. Agreta Gashi Gecaj.
