Një operacion i Policisë së Kosovës ka çuar në sekuestrimin e katër pushkëve automatike AK-47, nëntë karikatorëve dhe 262 fishekëve në Podujevë, ndërsa një person është dërguar në mbajtje. Sipas raportit të Policisë, rasti nisi më , pas pranimit të informatave dhe ndërmarrjes së veprimeve hetimore.
Gjatë kontrollit të një porosie të dërguar përmes një agjencioni turistik u gjetën dhe u sekuestruan katër armë AK-47, nëntë karikatorë, 262 fishekë dhe dy dritare plastike. Hetimet vazhduan edhe më , kur policia shoqëroi për intervistim dy persona, shtetas të Kosovës.
Me urdhër të prokurorit u bastis edhe një shtëpi, ku u gjetën dhe u sekuestruan tri pjesë të një arme AK-47 dhe një kondak pushke prej druri. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kompetent, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.
