Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se gjatë ditës ekipet e mirëmbajtjes do të realizojnë punime të planifikuara në disa lokacione, me qëllim të përmirësimit të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit . Për shkak të këtyre punimeve, në disa zona mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm.
Sipas njoftimit, punime në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në rrugët: “Pajazit Boletini”, “Bislim Bajgora”, “Kuvendi i Lezhës”, “Hoxhë Hasan Tahsini”, “Ukshin Kovaqica”, “Mbretëresha Teuta”, “Rifat Vidishiqi”, “Lah Nimani”. Ndërsa, punime në rrjetin e kanalizimit do të kryhen në: Rrugën “Sami Gashi”, Rrugën “Ali Pashë Tepelena”, Rrugën “Bislim Bajgora”, Fshatin Vaganicë.
Gjatë realizimit të punimeve në rrjetin e ujësjellësit, në zonat e përfshira mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm. Po ashtu, “pas rikthimit të furnizimit, si pasojë e ndërhyrjeve teknike, mund të shfaqet turbullirë e përkohshme e ujit.
Konsumatorëve u rekomandohet që, nëse uji është i turbullt, ta lënë rubinetin të rrjedhë për disa minuta derisa uji të kthjellohet plotësisht “, thuhet në njoftim.
