Sot mbahet seanca e radhës gjyqësore ndaj Ekrem Bajroviqit i akuzuar për krime lufte ndaj popullatës civile në periudhën e luftës në Kosovë. Seanca pritet të zhvillohet me fillim nga ora në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Në seancën e sotme palët pritet të paraqesin qëndrimet e tyre, kurse gjykata do të vazhdojë me administrimin e provave dhe shqyrtimin e çështjes.
Ekrem Bajroviq akuzohet nga Prokuroria Speciale për përfshirje në krime lufte në luftën e fundit në Kosovë kundër popullatës civile.
