Pamja e Olivia Wilde ngjall reagime – fansat shprehin shqetësim për

0%

Aktorja dhe regjisorja, Olivia Wilde, është bërë objekt diskutimesh në rrjetet sociale pasi u shfaq në premierën e filmit të saj më të ri, “The Invite”, në kinemanë Picturehouse Central në Londër. Ajo veshi një fustan me prerje të thella anësore, i cili nxori në pah fizikun e saj dhe bëri që shumë përdorues të komentonin për pamjen.

Pas publikimit të fotografive dhe një videoje nga intervista që dha në aktivitet, shumë ndjekës shprehën shqetësim, duke thënë se Wilde dukej shumë e dobët dhe se nuk dukej në gjendje të mirë shëndetësore. Olivia Wilde Disa shkruan se shpresonin që ajo të ishte mirë, ndërsa të tjerë spekuluan se mund të kishte probleme me ushqimin ose me perceptimin e trupit të saj.

Megjithatë, këto mbeten vetëm komente dhe hamendësime të përdoruesve në rrjetet sociale, pa asnjë konfirmim nga vetë aktorja apo burime zyrtare. Kjo nuk është hera e parë që pamja e Olivia bëhet temë diskutimi. Në muajin prill, një video e saj nga tapeti i kuq u bë virale dhe disa përdorues e krahasuan me personazhin Gollum.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Olivia Wilde Vetë Wilde reagoi me humor, duke pranuar se pamjet nuk e favorizonin dhe duke thënë se ‘dukej si Gollum’. Më vonë, gjatë një interviste në podcastin “Call Her Daddy”, ajo vazhdoi të tallej me situatën, duke thënë me shaka se në atë video ‘dukej si një kufomë’.

Burimi: Telegrafi