Argjentina dhe Kepi i Gjelbër, dy botë të kundërta që kërkojnë një

0%

Një kombëtare me një vlerë të merkatos në total prej 54.5 milionë euro kundër një futbollisti paga vjetore e të cilit është 70 milionë(plus 40 milionë të tjerë nga reklamat). Një vend me 491 mijë banorë kundër një personaliteti me 620 milionë ndjekës në rrjetet sociale.

Dy botë, dy planete krejt antagonistë që do të përballen këtë të premte në Miami në Botërorin 2026 për një vend për në 1/8 e finaleve, Kepi i Gjelbër kundër Lionel Messit. ‘Hirushja’ e 1/16 të finaleve kundër një prej legjendave të këtij turneu.

Këtë histori solli Botërori i zgjeruar me 48 skuadra, një vend magjik ku skuadra e një nga ishujt e largët afrikanë mund të shohë në sy vetë Messin, futbollistin që ka fituar 8 Topa të Artë të cilin do të kërkojë ta frenojë në Hard Rock Stadium përmes mbrojtjes së formuar nga Pina-Pico Lopes-Borges-Lopes Cabral.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Është futbollisti, pasuria e të cilit vlerësohet mbi 1 miliard përballë vendit, Prodhimi i Brendshëm Bruto i të cilit është vetëm 5 herë e kësaj shifre. Është futbollisti me 500 milionë ndjekës në Instagram ndaj një vendi, llogaria zyrtare e të cilit ka vetëm 60 mijë.

Futbolli dhe Botërori janë kaq të jashtëzakonshëm sa që bëri që portieri Vozinha pas ndeshjes me Spanjën të kalojë nga 50 mijë në 17 milionë ndjekës në Instagram, një ‘boom’ në rrjetet sociale që nuk ka të krahasuar. Por edhe kështu ka 25 herë më pak ndjekës së ylli i Argjentinës.

Vetëm Lionel Messi ka 202 ndeshje me kombëtaren Albiceleste, ndërsa Kepi i Gjelbër në të gjithë historinë e tij ka luajtur 244 ndeshje, që nga sfida e parë zyrtare në 1978.

Messi është në botërorin e tij të 6 dhe ka fituar 1, ndërsa Kepi i Gjelbër edhe në Kupën e Afrikës nuk ka shumë pjesëmarrje, 4 të tilla Përfundimisht, vetëm pak ndeshje të Kupës së Botës kanë pasur një disnivel kaq të madh sa ky më parë në histori.

Ky është debutimi i Kepit të Gjelbër në kompeticionin më të rëndësishëm për kombëtaret, ndërsa për Argjentinën është pjesëmarrja e 19 me skuadrën Albiceleste që ka 3 yje në fanellën e saj. legjendat e mëdha Kempes, Maradona dhe Messi, kontrastohen nga Ryan Mendes te Kepi i Gjelbër ‘Peshkaqenët Blu’ janë në vendin e 67 në renditjen e FIFA, ndërsa argjentinasit ndjekin Francën nga vendi i dytë.

Një skuadër ëndërronte më parë pjesëmarrjen në një Kupë Bote, tjetra ëndërron ta fitojë sërish si në Katar falë Messit. Magjia e futbollit po përgatit një ndeshje që do të hyjë në histori me përballjen mes futbollistit më të mirë të të githa kohërave me kombëtaren, emrin e së cilës askush nuk e kishte dëgjuar më parë. Dy antipode të futbollit që zbresin në të njëjtën fushë…

Burimi: Bota Sot