Portugalia fiton superndeshjen, Kroacisë i anulohet gol fare në fund

0%

Shpërndaje në: Njërën prej ndeshjeve më të mira në Botëror e kanë luajtur të premten në orët e mëngjesit Portugalia dhe Kroacia. Në një të tetën e finales është kualifikuar Portugalia, falë golit në minutat shtesë. Rezervisti Goncalo Ramos shënoi me goditje me kokë në minutën e 94-t për fitoren 2:1. Ai realizoi pas asistimit të Rafael Leaos.

Në fakt ndeshja po shkonte drejt barazimit kur portugezët shënuan golin e kualifikimit dhe të festës së madhe. Kroacia realizoi në minutën e 103-të përmes Joshko Gvardiolit. Goli u pranua, por pas rishikimit të VAR-it u sinjalizua për pozitë jashtë loje, gjatë ndërtimit të aksionit. Kështu goli u anulua dhe rezultati mbeti 2:1 për Portugalinë.

Ivan Perishiq e kaloi në epërsi 1:0 Kroacinë në minutën e 53-të. Ai realizoi gol të bukur. Një moment pakujdesie në mbrojtjen kroate kushtoi me penallti, pas rishikimit të VAR-it. Dhe nga pika e bardhë i pagabueshëm për 1:1 ishte Cristiano Ronaldo në minutën e 68-të. Për Ronaldon ishte goli i parë në fazën nokaut të Kampionateve Botërore. Në minutën e 81-të Ronaldo u zëvendësua.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Por zëvendësimet e bëra nga Portugalia dolën të qëlluara. Kjo përfaqësuese vazhdon rrugëtimin në Botëror, ndërsa Kroacia kthehet në shtëpi. Pritet të jetë ndeshja e fundit në skenën e madhe për ikonën kroate, Luka Modriq. Kroatët luftuan deri në fund, ndërsa largohen të dëshpëruar nga Botërori. Por edhe të revoltuar nga vendimet e arbitrit. Dy vendime të VAR-it ishin fatale për Kroacinë.

Burimi: Koha