Marijan Çoriç i bashkohet Gjilanit me firmën deri 2028! Sport Club Gjilani vazhdon ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri. Ky klub njofton se ka arritur marrëveshjen me Marijan Çoriç, i cili nga sot është zyrtarisht portieri i këtij klubi.
“Me cilësitë, përvojën dhe mentalitetin konkurrues që sjell, Çoriç vjen për të rritur konkurrencën brenda ekipit dhe për të kontribuar në realizimin e objektivave të Sport Club Gjilanit. Klubi i uron Marijanit mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën kuqe e bardhë.
Besojmë se, së bashku me bashkëlojtarët dhe me mbështetjen e jashtëzakonshme të tifozëve tanë, do të ndërtojmë një sezon plot sfida, emocione dhe suksese” , ka njoftuar SC Gjilani.
