Spanja dominon ndaj Austrisë dhe avancon tutje

0%

Shpërndaje në: Spanja ka dominuar të enjten mbrëma në Los Angeles ndaj Austrisë dhe ka bërë vend në mesin e 16 përfaqësueseve më të mira të Kupës së Botës. Spanja krijoi shumë mundësi shënimi, ndërsa e mbylli ndeshjen me fitore 3:0 ndaj austriakëve. Spanja do të jetë në 1/8 e finales së Kupës së Botës pas një kohe të gjatë.

Kampionia në fuqi e Evropës dhe fituesja e Botërorit të vitit 2010, Spanja, në fazën tjetër të garës e pret fituesen nga ndeshja Portugalia – Kroacia që luhet në orën 1 pas mesnate në Toronto. Mikel Oyarzabal me asistim të Marc Cucurellas në minutën e 36-të, Pedro Porro në minutën e 66-të me asistim të Alex Baenas shënuan fillimisht për 2:0.

Për Porron ishte goli i parë për Spanjën në paraqitjen e tij të 20-të. Oyarzabal e shënoi një tjetër gol në minutën e 89-të, sërish me asistim të Cucurellas. Ishte fitorja e parë e Spanjës në një ndeshje të fazës nokaut në Kupën e Botës në 16 vjet. Fitoren e fundit në fazën nokaut të Botërorit, Spanja e kishte realizuar në vitin 2010 ndaj Holandës në finale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në vitin 2014, Spanja nuk e kaloi grupin, ndërsa në vitet 2018 dhe 2022, ishte mposhtur në penallti nga Rusia dhe Maroku. Austria ndërkohë në këtë fazë të turneut të ngjarjes globale luajti për herë të parë që prej vitit 1954.

Burimi: Koha