Kampioni i Kosovës, Drita e Gjilani, ka bërë të ditur se ka ndarë rrugët me futbollistin me përvojë, Egzon Bejtullahu. Futbollisti ka qenë pjesë e Dritës për 2 vite e gjysmë. “Klubi jonë FC DRITA ju njofton që kemi përfunduar bashkëpunimin me futbollistin Egzon Bejtullahu pas përfundimit të kontratës dy vitesh e gjysmë.
Egzoni gjatë kësaj periudhe zhvilloi 108 ndeshje me fanellën e klubit tonë në të gjitha garat, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në sukseset e ekipit. Së bashku festuam dy tituj kampion dhe Superkupën, trofe që do të mbeten pjesë e historisë sonë të përbashkët.
Klubi e falënderon Egzonin për kontributin e dhënë gjatë gjithë kësaj periudhe, duke i uruar shëndet, dhe suksese në vazhdimin e karrierës së tij”, ka njoftuar FC Drita.
