Feronikeli 74 ndahet me 14 lojtarë

0%

Feronikeli 74 nga Drenasi, i sapo rikthyeri në elitën e futbollit të Kosovës, ka ndarë rrugët me 14 lojtarë. “Nikli” synon që të përforcohet me lojtarë tjerë dhe të jetë një skuadër më e kompletuar për edicionin e ri. “Një kapitull mbyllet, respekti mbetet!

Sot i japim fund një rrugëtimi të përbashkët, pasi me marrëveshje të dyanshme kemi përfunduar bashkëpunimin me lojtarët: Arbios Thaqi, Arion Ymeri, Muhamed Llapashtica, Diellor Beseni, Endrit Kastrati, Samir Sadriu, Jon Qorri, Bejtë Rexhepi, Adonis Qorri, Arlind Krasniqi, Ardit Miftari, Januz Miftari, Abdeen Abdul dhe Mohamed Ibrahim Ngom.

Në emër të gjithë klubit, ju falënderojmë sinqerisht për profesionalizmin, përkushtimin dhe respektin që keni treguar gjatë gjithë kohës sa ishit pjesë e jona. Keni dhënë maksimumin në çdo stërvitje dhe në çdo ndeshje. Kontributi juaj do të vlerësohet gjithmonë dhe dyert tona do të jenë të hapura për secilin prej jush.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ju urojmë shëndet, suksese dhe sa më shumë arritje, si në aspektin profesional ashtu edhe në jetën personale. Faleminderit për çdo sakrificë, për çdo moment dhe për gjithçka që keni dhënë për këtë fanellë. Ju urojmë rrugëtim të mbarë dhe suksese në sfidat e reja!”, thuhet në njoftimin e klubit.

Burimi: Bota Sot