Jugu i Francës nën flakë/ Digjen mbi 1.200 hektarë, 800 zjarrfikës në

0%

Flakët vijojnë të përfshijnë jugun e Francës, ku zjarrfikësit po luftojnë me disa vatra të mëdha zjarri, të favorizuara nga erërat e forta dhe temperaturat ekstreme që kanë goditur vendin pas valës së të nxehtit në Europë. Tre zjarre kanë djegur mbi 1 mijë e 200 hektarë tokë, dy prej tyre në afërsi të qytetit portual të Marsejës.

Situata më kritike paraqitet në zonën e Aude, pranë kufirit me Spanjën, ku flakët kanë përshkuar rreth 900 hektarë. Rreth 800 zjarrfikës janë angazhuar në terren, ndërsa erërat e forta po e bëjnë shumë të vështirë izolimin e zjarrit.

Një vatër pranë aeroportit të Marsejës është vënë nën kontroll, ndërsa autoritetet kanë neutralizuar edhe një tjetër zjarr në Lancon-Provence, ku u dogjën rreth 260 hektarë. Në qytetin turistik Frejus, mbi 2 mijë persona u evakuuan nga gjashtë kampe pushimi për shkak të avancimit të flakëve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas Organizatës Botërore Meteorologjike, temperaturat rekord, lagështia shumë e ulët dhe bimësia e tharë kanë rritur ndjeshëm rrezikun e zjarreve në Europën Perëndimore. Autoritetet franceze paralajmërojnë se një tjetër valë e të nxehtit pritet të godasë vendin javën e ardhshme. Ndërkohë, pas vapës ekstreme, Rumania u godit nga moti i ashpër.

Një stuhi e fuqishme përfshiu Bukureshtin dhe 20 qarqe të vendit, duke shkaktuar vdekjen e një personi nga rrëzimi i një peme mbi automjetin ku udhëtonte. Stuhia la pas dëme në banesa, automjete dhe infrastrukturë.

Burimi: Bota Sot