Ivana Knoll optimiste për ndeshjen e Portugalisë: Do të fitojmë

0%

Ivana Knoll ka ndezur atmosferën para sfidës mes Kroacisë dhe Portugalisë në Kupën e Botës. E njohur si tifozja më e famshme e kombëtares kroate, Ivana publikoi një video në rrjetet sociale nga jashtë stadiumit BMO Field në Toronto, ku do të zhvillohet përballja e shumëpritur. “Jam para stadiumit në Toronto, ku luajnë Kroacia dhe Portugalia.

Mezi pres të fitojmë”, tha ajo në videon e publikuar. Kombëtarja kroate do të përballet me Portugalinë në fazën e 1/16 së finales, në një ndeshje vendimtare për kualifikimin në raundin tjetër të Kampionatit Botëror. Që nga nisja e turneut, Ivana ka qenë pranë ekipit kombëtar, duke udhëtuar në Amerikën e Veriut dhe duke ndjekur nga afër ndeshjet e Kroacisë.

Ajo ka ndarë vazhdimisht momente nga stadiumet dhe ka mbështetur publikisht lojtarët kroatë. Pak ditë më parë, pas fitores së Kroacisë ndaj Ganës, Ivana tërhoqi vëmendjen edhe me një mesazh drejtuar Cristiano Ronaldo. “Po kthehemi në Toronto. Cristiano, bëhu gati”, shkroi ajo në rrjetet sociale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me entuziazmin që e karakterizon në çdo turne të madh, Ivana pritet të jetë sërish në tribunë për të mbështetur Kroacinë, ndonëse fansat presin një duel spektakolar mes dy prej përfaqësueseve më të forta të futbollit botëror.

Burimi: Telegrafi