Shpërndaje në: Kanë kaluar 20 minuta lojë në ndeshjen Spanja – Austria. Rezultati është ende 0:0. Spanja ka kërkuar penallti në fillim të ndeshjes dhe i është afruar po ashtu shënimit të golit me Lamine Yamalin. Por, gjuajtja e tij u prit nga portieri Alexander Schlager. Ndërkohë, edhe Austria doli rrezikshëm para portës së Unai Simonit.
Por, sulmuesi Michael Gregoritsch nuk e përcolli mirë aksionin dhe topi doli jashtë. Fituesi i këtij ballafaqimi luan në raundin e 16 përfaqësueseve më të mira me fituesen e ndeshjes Portugalia – Kroacia.
