Rreziku për gurët në veshka rritet gjatë valëve të të nxehtit

0%

Vita Abrashi-Kajtazi Shpërndaje në: Rritja e temperaturave globale po lidhet gjithnjë e më shumë me shtimin e rasteve të gurëve në veshka, një gjendje shumë e dhimbshme që mund të përkeqësohet gjatë motit të nxehtë, ka shkruar The Washington Post.

Në pjesën lindore të SHBA-së, ku këtë javë janë regjistruar temperatura rekord për shkak të një “kupole nxehtësie”, ekspertët paralajmërojnë se rreziku për dehidrim dhe probleme shëndetësore është më i lartë. Mjekët theksojnë se nxehtësia e lartë çon në humbje të lëngjeve dhe dehidrim, gjë që e bën urinën më të përqendruar me minerale.

Këto minerale mund të kristalizohen dhe të formojnë gurë në veshka. Studime të ndryshme kanë treguar se ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë mes temperaturave të larta dhe rritjes së diagnozave për gurë në veshka. Rajonet juglindore të SHBA-së madje njihen si “Stone Belt”, për shkak të numrit më të madh të rasteve krahasuar me pjesën tjetër të vendit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ani pse formimi i gurëve në veshka ndikohet nga disa faktorë, sipas ekspertëve, klima po bëhet një element gjithnjë e më i rëndësishëm. Ndryshimet klimatike pritet ta rrisin këtë problem në vitet e ardhshme.

Sipas disa parashikimeve, deri në vitin 2050 rreth 56 për qind e amerikanëve mund të jetojnë në zona me rrezik të lartë për formimin e gurëve në veshka për shkak të motit të nxehtë dhe të lagësht. Ekspertët këshillojnë hidratim të vazhdueshëm gjatë ditëve me temperatura të larta për të ulur rrezikun e dehidratimit dhe formimit të gurëve.

Burimi: Koha