E rrallë: Real Madridi përfiton mbi 90 milionë euro nga shitja e

0%

Real Madridi ka siguruar një përfitim të madh financiar këtë verë, duke arkëtuar plot 92 milionë euro falë klauzolave të zgjuara të përfshira në transferimet e disa lojtarëve që nuk ishin pjesë e ekipit të parë. Klubi madrilen përfitoi 60 milionë euro nga shitja përfundimtare e Nico Paz te Como, pasi kishte ruajtur të drejta të rëndësishme mbi mesfushorin argjentinas.

Një tjetër shumë e konsiderueshme erdhi nga transferimi i Victor Munoz nga Osasuna te Liverpooli, me Real Madridin që arkëtoi 20 milionë euro falë klauzolës që i garantonte 50 për qind të shumës nga shitja e ardhshme të lojtarit.

Ndërkohë, madrilenët përfituan edhe 12.5 milionë euro të tjera nga kalimi i Alvaro Rodriguez nga Elche te Bournemouth, përmes një marrëveshjeje të ngjashme që i siguronte klubit 50 për qind të të drejtave mbi sulmuesin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në total, Real Madridi ka shtuar 92 milionë euro në arkat e klubit pa shitur asnjë lojtar të skuadrës aktuale, duke i dhënë një shtysë të madhe buxhetit të verës së trajnerit të ri, Jose Mourinho./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi