Madonna del kundër inteligjencës artificiale

0%

Madonna ka kritikuar ashpër inteligjencën artificiale, duke e cilësuar atë si të kundërtën e artit dhe krijimtarisë. Në një intervistë për revistën Vogue Italia, mbretëresha e popit tha se algoritmet dhe AI i largojnë artistët nga marrja e rreziqeve dhe i drejtojnë ata drejt një krijimtarie të sigurt, por pa origjinalitet.

“Algoritmet dhe inteligjenca artificiale janë e kundërta e marrjes së rrezikut, ndërsa për mua kjo është e kundërta e krijimit të artit”, u shpreh ajo. Madonna Madonna foli edhe për ndryshimet që ka pësuar industria muzikore, duke thënë se dikur artistët frymëzoheshin nga bashkëpunimi i drejtpërdrejtë me piktorë, muzikantë, valltarë dhe krijues të tjerë.

Sipas saj, sot artistët duhet të mendojnë fillimisht për numrin e ndjekësve në rrjetet sociale nëse duan të sigurojnë një kontratë me një shtëpi diskografike. Megjithatë, këngëtarja ka përdorur edhe vetë inteligjencën artificiale në disa raste.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ekipi i saj përdori gjithashtu AI në videot promovuese të projekteve “Veronica Electronica” dhe “The Untold Chapter” si dhe për krijimin e efekteve vizuale gjatë turneut të saj në vitin 2024. Pavarësisht kësaj, Madonna thekson se përdorimi i AI ka qenë i kufizuar vetëm në aspektin vizual dhe nuk ka ndikuar në procesin e krijimit të muzikës së saj.

Sipas saj, me kalimin e kohës inteligjenca artificiale po krijon gjithnjë e më shumë ndasi në publik, pasi disa e shohin si një kërcënim për artin, ndonëse të tjerë e përqafojnë për përfitime ekonomike.

Burimi: Telegrafi