Mbi 12 milionë euro, Chelsea përgatit ofertën e dytë për Granit Xhakën

0%

Chelsea nuk ka hequr dorë nga transferimi i Granit Xhakës dhe pritet të rikthehet me një ofertë të përmirësuar për kapitenin e Sunderlandit, pasi oferta e parë është refuzuar nga klubi anglez.

Sipas raportimeve nga Anglia, londinezët kishin ofruar rreth tetë milionë funte për mesfushorin shqiptar, por Sunderland e bëri të qartë se nuk ka ndërmend ta shesë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. Chelsea tani pritet të paraqesë një ofertë të re, e cila mund të arrijë vlerën prej 10 deri në 12.5 milionë funteve, plus bonuse shtesë.

Thuhet se Xhaka është i interesuar për transferimin në “Stamford Bridge”, ndërsa trajneri Xabi Alonso është shtytësi kryesor i këtij operacioni, pasi dëshiron të punojë sërish me mesfushorin me të cilin bashkëpunoi te Bayer Leverkuseni.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithatë, drejtuesit e Chelseat hezitojnë të shpenzojnë më shumë për një lojtar që tashmë është 33 vjeç, ndërsa Sunderland mbetet i palëkundur në qëndrimin e tij. Klubi nga veriu i Anglisë e transferoi Xhakën nga Bayer Leverkuseni vetëm verën e kaluar për një shumë totale prej rreth 17.5 milionë funtesh dhe e konsideron atë një figurë qendrore në skuadrën e trajnerit Regis Le Bris.

Pas transferimit, ai mori menjëherë shiritin e kapitenit dhe u shndërrua në një nga lojtarët më me ndikim të ekipit, si brenda ashtu edhe jashtë fushës. Pikërisht për këtë arsye, Sunderland nuk dëshiron të detyrohet ta shesë liderin e mesfushës, sidomos për një shumë që do të përfaqësonte humbje financiare krahasuar me investimin e bërë një vit më parë.

Ndërkohë, situata bëhet edhe më interesante për faktin se Sunderland siguroi një vend në garat evropiane sezonin e kaluar pikërisht në dëm të Chelseat, duke e mbyllur kampionatin para londinezëve dhe duke fituar të drejtën për të luajtur në Ligën e Evropës./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi