Hasan Verracaku nuk u gjet në arrest shtëpie, AMP arreston katër

0%

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore arrestoi katër punonjës të Njësisë së Sigurisë Kombëtare në Shkodër, të dyshuar për shpërdorim detyre, pasi Hasan Verracaku, i cili ishte në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, nuk u gjet në banesë. Ndaj Verracakut është referuar edhe akuza për largim nga vendi i qëndrimit, ndërsa Prokuroria ka nisur veprimet e mëtejshme.

Njoftimi: AMP arreston katër punonjës të Njësisë së Sigurisë Kombëtare Shkodër, të dyshuar për “Shpërdorim detyre”* Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Drejtoria Rajonale Shkodër – Lezhë) ka arrestuar në flagrancë katër punonjës policie të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Menjëherë pas marrjes së informacionit se shtetasi Hasan Verracaku, ndaj të cilit ishte caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, nuk është konstatuar në banesën ku duhej të mbahej nën mbikëqyrje dhe në ruajtje, specialistët e AMP-së kryen veprimet hetimore dhe procedurale përkatëse, në përfundim të të cilave u bë arrestimi në flagrancë, i punonjësve të policisë: * Inspektor Dorjan Hasandoçaj; * Inspektor Gentian Xhanari; * Inspektor Dioniz Hotaj; * Punonjësit Ridvan Zefi, me detyrë pranë Trupës Operacionale të Njësisë së Sigurisë Kombëtare Shkodër Ndërkohë shtetasi Hasan Verracaku dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, parashikuar nga neni 323 i Kodit Penal, duke thyer kushtet e masës së sigurisë të caktuar me vendim gjykate.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore mbetet plotësisht e angazhuar në mbrojtjen e ligjit, integritetit institucional dhe besimit të qytetarëve tek institucionet e sigurisë.

Burimi: Bota Sot