Futbolli është nga ato sporte që nuk pranon parashikime të sigurta. Ai nuk mbaron kur mendon se gjithçka është vendosur, dhe nuk të lë të qetë deri sa arbitri të ketë vërshëllyer fundin. Pikërisht aty lind adrenalinë e vërtetë, në sekondën e fundit, kur çdo pasim, çdo hap dhe çdo vendim mund të ndryshojë historinë e një ndeshjeje. Në fushë, koha nuk ecën njësoj si jashtë saj.
Lojtarët nuk vrapojnë më vetëm me këmbë, por edhe me nerva, me zemër, me instinkt. Një top i humbur mund të kushtojë gjithçka, një goditje e vetme mund të kthehet në legjendë. Zhgënjim për një palë dhe ekstazë për tjetrën. Është momenti kur një ndeshje e zakonshme shndërrohet në kujtim që do të tregohen ndër vite. Prandaj futbolli nuk është vetëm sport. Është tension, pritje dhe shpërthim.
Është adrenalinë që nuk njeh orë, por vetëm një sekondë që mund të ndryshojë gjithçka. Këtë e dijnë më mirë te Kanadaja, Brazili, Maroku, Norvegjia, Anglia dhe Belgjika që prenë biletën për në turin tjetër falë cilësive të treguara në fushë në momentet më vendimtare. Tifozët janë tashmë të paralajmëruar.
