Policia i vë prangat se po protestonte, burri: Ju lutem, spitali

0%

Një tjetër video e shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale tregon edhe njeherë se Edi Rama dhe policia e tij janë treguar brutal dhe të pameshirshëm me protestuesit, të cilët u mblodhën sot para parlamentit. Në pamje shihet një protestues teksa shoqërohet nga efektivët dhe dëgjohet duke bërë apel: “Ju lutem, shkoni te shtëpia ime në Durrës. Kam fëmijë të sëmurë.

Ju lutem!” Videoja u bë virale brenda pak orësh, duke shkaktuar reagime të shumta dhe shqetësim në opinionin publik. Shumë qytetarë kërkuan ndihmë për familjen e tij, ndërsa më vonë në rrjetet sociale u raportua se disa persona kishin shkuar në banesën e protestuesit dhe fëmijët ishin ndihmuar.

Sipas komenteve të shumta në rrjetet sociale, protestuesi ka fëmijë të sëmurë, madje disa prej tyre shprehen se bëhet fjalë për fëmijë me aftësi të kufizuara. Komentues të shumtë kanë etiketuar media ndërkombëtare si CNN dhe Reuters, si edhe institucione europiane, duke u bërë thirrje të reagojnë për ç’ka është duke ndodhur në shqipëri.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot