Ekspozita “Makth”, sjell rrëfimet e traumës së luftës dhe mesazhin

0%

Në galerinë e arteve “Art i Ngujuar – Artistët për Artistët” në Prishtinë është hapur ekspozita “Makth”, e cila përmes artit figurativ dhe rrëfimeve personale trajton përvojat traumatike të luftës në Kosovë dhe pasojat e saj.

Ekspozita përmbledh 15 punime të realizuara në teknika të ndryshme nga pjesëmarrësit e trajnimit “Ballafaqimi me të kaluarën në Kosovë”, i organizuar nga “Aksioni Kundër Dhunës dhe Ndërtimi i Paqes” (ANP). Çdo vepër artistike shoqërohet me një tregim të shkurtër që pasqyron përvojën apo ngjarjen që ka shërbyer si frymëzim.

Punimet dhe rrëfimet trajtojnë ngjarje traumatike nga periudha e luftës në Kosovë gjatë viteve 1998-1999, si dhe përjetime që lidhen me pasojat e saj në vitet pasuese. Në ceremoninë e hapjes, kuratorja e ekspozitës dhe përfaqësuesja e ANP-së, Emine Ismajli, tha se ekspozita sjell “oshëtimën e shpirtit të lënduar, që thellë brenda vetes ka ndryer traumën e përjetuar”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Një fije e padukshme i përshkon dhe i lidh mes vete këto tablo, rrëfime dhe njerëz, duke ndërthurur pandashëm historinë e dokumentuar me kujtesën individuale” , u shpreh ajo.

Sipas Ismajlit, ekspozita përcjell një mesazh të fuqishëm për rëndësinë e dokumentimit të së vërtetës, reflektimit mbi të kaluarën dhe ruajtjes së kujtesës kolektive, duke theksuar se e ardhmja mund të ndërtohet mbi respektin për vlerat njerëzore dhe kulturën e paqes.

“Makth” është ekspozita e dhjetë e realizuar nga ANP në kuadër të projektit “Ballafaqimi me të kaluarën në Kosovë”, ku pjesëmarrës nga vende të ndryshme të Kosovës, gjatë viteve 2025 dhe 2026, kanë ndarë përmes artit rrëfimet e tyre personale mbi përjetimet e luftës.

Ekspozita është e hapur për publikun çdo ditë pune nga ora deri në ora në galerinë “Art i Ngujuar – Artistët për Artistët”, e cila ndodhet në katin e tretë të hotelit “Grand” në Prishtinë.

Burimi: Bota Sot