Ylli i Spanjës, Lamine Yamal, nuk është penduar për komentet e tij para El Clasicos që më pas kishin rezultuar me disfatën e Barcelonës nga Real Madridi. Ai kishte akuzuar madrilenët se ata “vjedhin dhe ankohen”, teksa ishte krekosur se herën e fundit kur ai kishte luajtur, katalunasit kishin fituar 4-0. “A pendohem për atë që kam thënë para Clasicos vitin e shkuar?
Jo, ky është futbolli, dhe kjo është e bukura”, ka thënë Yamali. “Në fund, ajo që ka ndodhur, ka ndodhur, ata e festuan atë fitore dhe ne humbëm në stadiumin tonë”.
