Një makinë është përfshirë nga flakët këtë të enjte në qytetin e Korçës. Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen ndërsa siç shihet edhe nga pamjet mjeti është “nën pushtetin” e flakëve. Burime pranë policisë bëjnë me dije se automjeti ishte i parkuar, ndërsa drejtuesi i tij ndodhej në një dyqan aty pranë. Në ato momente, ai ka vënë re se mjeti ishte përfshirë nga flakët.
Menjëherë është njoftuar Shërbimi Zjarrfikës i Bashkisë Korçë, efektivët e të cilit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Megjithatë, automjeti është djegur plotësisht. Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar lëndime. Policia po punon për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit.
