Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë që ndodhën pak më parë në qendër të Podujevës. Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla bëri të ditur se njëri prej të plagosurve ka hyrë në sallë të operimit “Është duke u trajtuar nga ekipet e anestezionit dhe neurokirurgjisë ”, thuhet në konfirmim. Ai gjithashtu ka bërë të ditur se për vizitë tek të plagosurit ka shkuar Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia.
