Balla reagon pas protestës: Dhuna zëvendësoi qytetarinë, u plagos

0%

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar përmes një postimi me video në Facebook lidhur me incidentet e ndodhura gjatë protestës së zhvilluar sot në Tiranë. Në postimin e tij, Balla ka publikuar pamje të punonjësit të Policisë së Shtetit, Festim Kamberi, i cili sipas tij ka 32 vite në shërbim dhe u plagos gjatë përplasjeve të regjistruara në protestë.

“Sot u gjakos punonjësi i Policisë së Shtetit, Festim Kamberi, prej 32 vitesh në detyrë. Protesta e bukur e qytetarisë, atdhedashurisë dhe pastërtisë ia ka lënë vendin tanimë filmit të vjetër të konfliktit, sherrit dhe dhunës, ku thonjtë e politikës së dështimit dhe zemërimit po dalin në pah me pisllëkun e tyre karakteristik”, shprehet Balla në reagimin e tij.

Burimi: Telegrafi