Mësuesi Muhamet Sokol Bytyçi

0%

Lindi në fshatin Kërvasari, komuna e ish-Suharekës, tani e Malishevës. Rrjedh nga një familje atdhetare. Qysh si fëmijë e ka dashur arsimin më shumë se qumështin e nënës.

Edhe pse regjimi serb i kohës kishte ndaluar që shqiptarët të shkolloheshin në gjuhën e tyre shqipe, për mësuesin Muhamet Sokol Bytyçi, bashkëkohanikët e tij tregonin se që në moshën 6-vjeçare, edhe pse ilegalisht, kishte arritur ta mësonte alfabetin shqip.

Në biseda me të atin, thuhet se thoshte: “O Zot, a kam për të arritur të bëhem mësues për t’i mësuar nxënësit shqiptarë shqip?” Muhamet Sokol Bytyçi, edhe pse në rrethana të vështira ekonomike, sociale dhe politike, arriti të bëhej mësues dhe filloi t’i mësonte nxënësit shqiptarë shqip, fillimisht në disa fshatra të Drenicës, aty ku regjimi serb i kohës ndalonte komunikimin në gjuhën shqipe në vende publike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Më vonë, familja e mësuesit Muhamet Sokol Bytyçi u shpërngul nga fshati Kërvasari në Prizrenin historik, dhe karrierën e tij si mësues e zhvilloi deri në vdekje në fshatin Zhur, në një kohë kur në gjithë Kosovën kishte shumë pak personalitete me profesionin e mësuesit.

Për kontributin e mësuesit Muhamet Sokol Bytyçi flasin me admirim nxënësit e tij, të cilët sot kanë tituj të lartë akademikë, dhe nuk mund ta harrojnë kurrë mësuesin e tyre patriot dhe arsimdashës, i cili Kosovës i la në trashëgim një plejadë dijetarësh, që përhapin dijen, arsimin dhe kulturën shqiptare anë e mbanë Kosovës.

Burimi: Bota Sot