Shpërndaje në: Manchester City e ka trasnferuar reprezentuesin e Anglisë, Elliot Anderson. City ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Nottingham Forestin për transferimin e Andersonit. Anderson, 23-vjeçar, është pjesë e Anglisë në Kupën e Botës 2026. Siç shkruan City, Anderson i është nënshtruar kontrolleve mjekësore në Kansas.
“Formalitetet e transferimit do të finalizohen pas kthimit të tij në Angli. Ndërkohë, të gjithë në Manchester City u urojnë fat Elliotit dhe Anglisë në Kupën e Botës dhe mezi presim ta mirëpresim atë në Manchester në kohën e duhur”, shkruar në njoftimin e Cityt.
