Aty ku është Kane, ka shpresë për fitore

0%

Shpërndaje në: Harry Kane – kapiten, frymëzim dhe futbollist i padiskutueshëm i nivelit botëror, i cili shpëtoi një fushatë në Kupën e Botës që po kërcënonte të përfundonte si në një nga eliminimet më të hidhura në historinë e Anglisë.

Nën kulimin e stadiumit në Atlanta, larg nxehtësisë përvëluese dhe lagështisë mbytëse, Anglia, dhe ndoshta koha e Thomas Tuchelit në krye, po shuhej ndërsa ata ishin në disavantazh ndaj Kongos derisa një lojtar që është një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave të vendit të tij i ringjalli ata.

Mos gaboni, Anglia po shkonte drejt turpit në 1/8 e finales së Euro 2016 ndaj Islandës, derisa Kane, siç bën shpesh, mori kontrollin. Karriera rekordmenit Kane ka qenë e mbushur me momente madhështie – por asnjë që të mos krahasohet me atë që ai prodhoi këtu në një ndeshje rrëqethëse të 1/16-ave që Anglia e fitoi 2-1.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me vetëm 15 minuta të mbetura dhe ora gjigante dukej se po ecte me shpejtësi, Kane shënoi me kokë për të kaluar pengesën e fortë me një seri pritjesh të shkëlqyera, portierin e Kongos, Lionel Mpasi. Dhe pastaj, me katër minuta të mbetura, Kane bëri atë që bëjnë të mëdhenjtë.

Ai pati një moment shkëlqimi për ta dërguar Anglinë drejt stadiumit “Azteca” të Mexico Cityt, ku do të përballen me njërën prej organizatoreve të Botërorit, Meksikën, në 1/8 e finales. Kane pranoi një pasim nga Anthony Gordon, i cili pati një ndikim të madh si zëvendësues duke u përfshirë në të dy golat e fitores.

Lehtësimi për Tuchelin dhe Anglinë Reagimi i Tuchelit dhe gjithë Anglisë ishte një lehtësim, pas një paraqitje të dobët e kthyer në një fitore dramatike pas shkëlqimit të kapitenit të tyre. Lehtësimi më i madh ishte i Tuchelit, i cili me siguri nuk do të kishte qenë në gjendje t’i mbijetonte një turpi të tillë nëse Anglia do të kishte humbur, pavarësisht zgjatjes së kontratës së tij.

Një lehtësim gjithashtu edhe për Federatën e Futbollit, e cila i dha kaq shumë besim gjermanit dhe ia la atij misionin e vetëm për të fituar këtë Kupë Bote. Dhe e gjitha ishte falë kapitenit Kane. Ai tani ka pesë gola në këtë Kupë Bote, ndërsa gara për “Këpucën e Artë” hyn në një sprint midis Kane, Kylian Mbappe, Erling Haaland dhe Lionel Messi, me Tuchel që thotë se “të gjithë peshkaqenë.

Ata nuhasin gjak”. Tuchel shtoi se “Kane është shumë, shumë i mirë”. “Ai është kapiteni ynë. Ai është lideri ynë. Ai vendos ndeshjet. E bëri këtë këtu dy herë. I dyti ishte thjesht një gol i shkëlqyer”. Kane tani e kalon Pelen duke u renditur i gjashti në listën e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave të Kupës së Botës me 13 gola. Për Anglinë ka 84 gola.

Ai është lojtari i parë anglez që shënon dy herë në një ndeshje të fazës eliminatore të Kupës së Botës që nga Gary Lineker kundër Kamerunit në vitin 1990. Kane ka shënuar tani pesë gola në fazën eliminatore të një Kupe Bote. Vetëm Lineker, me gjashtë, ka shënuar më shumë për Anglinë.

Ai ka shënuar 72 gola në 62 ndeshje për klubin dhe përfaqësuesen këtë sezon, me 11 për Anglinë dhe 61 për Bayernin. 32-vjeçari thjesht bëhet më i mirë me kalimin e moshës, dhe jo vetëm me aftësinë e tij për të shënuar gola, por edhe me gamën e tij të pasimeve dhe lidershipin si shembull.

Jude Bellingham, tha se do ta kujtonte Kane në vitet e ardhshme si një lojtar dhe person me të cilin ishte krenar dhe i privilegjuar të luante. Edhe Gordon dha lëvdata të ngjashme për Kane. “Kushdo mund të shënojë një gol të mirë. Kushdo në këtë nivel mund ta çojë topin në cepin e sipërm, por është qëndrueshmëria ajo me të cilën ai e bën këtë. Çdo ditë në stërvitje. Çdo ndeshje.

Është fenomenale. Ai luan në një nivel kaq të lartë”, ka thënë futbollisti i ri i Barcelonës. “Është e mrekullueshme të jesh pranë tij çdo ditë. Ai po kalon një sezon që është arritur vetëm nga Messi – lojtari më i madh i të gjitha kohërave”. Kjo flet për nivelin në të cilin po luan.

Kur je pranë dikujt si ai, do të mësosh sa më shumë zakone dhe të shikosh gjithçka që bën, për të parë pse është në atë nivel. “Nuk është rastësi. Sa shumë punon. E bën me pasion. E bën me seriozitet. Nuk bën kurrë rrëmujë. Është e mrekullueshme të jesh pranë tij dhe ai është padyshim një frymëzim për të gjithë ne”, ka shtuar Gordon.

Kane ka refuzuar të lejonte Anglinë të turpërohej edhe në të kaluarën. Vetë Kane tha e kishte ëndërr të luante për Anglinë në Kupë të Botës. “Mbaj mend që isha fëmijë dhe e shikoja Anglinë teksa rritesha, shikoja Kupën e Botës dhe ëndërroja të isha këtu një ditë”, ka thënë Kane. “Mundohem të mos e harroj këtë kur hyj në fushë. Mundohem të jem versioni më i mirë i vetes.

E di që ka miliona djem dhe vajza në të gjithë botën që shikojnë një turne si ky. Të udhëheq me shembull është një nga tiparet e mia më të mëdha dhe motot e mia më të mëdha me të cilat përpiqem të jetoj. Sa herë që jam në atë fushë, përpiqem të bëj më të mirën për vendin”.

Anglinë e pret përballje e vështirë kundër Meksikës Tani peizazhi zhvendoset në Mexico City, në fushën e stadiumit ikonik “Azteca”.

Meksika ka humbur vetëm dy nga 89 ndeshjet e fundit zyrtare në shtëpi – dhe kujtimet më të fundit të Anglisë në Kupën e Botës atje janë humbja e tyre në çerekfinalen e vitit 1986 nga Argjentina, e cila erdhi falë golit famëkeq “Dora e Zotit të Diego Maradonës dhe “Golit të Shekullit”. Meksika ka 70 fitore në stadiumin ku do ta zhvilloj ndeshjen kundër Anglisë.

Anglia përballet me një detyrë të madhe, teksa lëviz në një lartësi prej mbi dy mijë e 200 metra lartësi mbidetare pas ndeshjeve në stadiumet e mbyllura në Dallas dhe Atlanta, si dhe nën shiun freskues në stadiumin e Bostonit dhe stadiumin “MetLife”. Ata do të përballen me mbështetje të zjarrtë meksikan.

Do të jetë një mjedis armiqësor në të cilin Anglia do të ketë nevojë për Kane më shumë se kurrë. Dhe, siç u vërtetua në Atlanta, për sa i përket Anglisë, aty ku është Kane, ka shpresë.

Burimi: Koha