“Messi u prek nga Zoti, por madhështia e Ronaldos është e

0%

Ish-mbrojtësi i Kombëtares së Portugalisë, Jose Fonte, ka ndarë mendimet e tij mbi rivalitetin ikonik midis Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos. Messi apo Ronaldo? Ky ka qenë debati më i madh i thuajse dy dekadave të fundit në botën e futbollit. Futbollistë, trajnerë dhe tifozë nga e gjitha bota kanë qenë të ndarë në mendimin e tyre duke argumentuar zgjedhjen se cili është më i mirë.

Ibrahimovic për Messin: Nuk ka më debat, ai është më i miri i të gjitha kohërave Megjithatë, për ish-reprezentuesin e Portugalisë, Fonte, madhështia e Ronaldos është e papërsëritshme, përkundër talentit të Messit. “Nuk ka asnjë dyshim se Messi u prek nga Zoti. Nuk kemi parë kurrë askënd të bëjë gjërat që bën ai”, ka thënë fillimisht Fonte.

“Por madhështia e Cristianos nuk mund të mohohet, sepse ajo që ai ka arritur në botën e futbollit është e pabesueshme dhe ndoshta nuk do të përsëritet kurrë. U rrita me të; pashë sa shumë duhej të punonte për të arritur gjithçka që bënte”. “Gjithmonë do të jem një tifoz i Ronaldos, por mund ta vlerësoj plotësisht atë që Messi ka bërë… Kam luajtur kundër tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Jemi thjesht me fat që jemi dëshmitarë dhe jetojmë në të njëjtën epokë me këta djem”, përfundoi portugezi.

Burimi: Telegrafi