“Kush je ti?!”/ Protestuesit dëbojnë Kaprin, Balliun e Muçin: Ik,

0%

Klevis Balliu, Erald Kapri dhe Redi Muçi janë dëbuar nga protestuesit jashtë Komisariatit nr.1. “Kush je ti? Kë mbron? PD zhduku. Ik, ik, ik! Shporru! Largohu!” , janë këto disa nga thirrjet e protestuesve ndaj deputetëve të PD, Partia Mundësia dhe Lëvizja Bashkë. Protesta e sotme para Parlamentit u shoqërua me përplasje, ga lotsjellës, ujë, vezë, gurë dhe sende të tjera të forta.

Si pasojë e përplasjeve janë shoqëruar 18 persona të cilët sulmuan me vezë makinat e deputetëve para parlamentit. Deri në këto momente 5 qytetarë kanë mbetur të lënduar. Gjithashtu mësohet se mes të plagosurve, 9 prej tyre janë policë.

Burimi: Bota Sot