Aktivistja Sidorela Vatnikaj, e cila ndodhet përpara Komisariatit nr 4 për lirimin e protestuesve, theksoi se dhuna ndaj protestuesit në Zvërnec një muaj më parë ka kaluar në Tiranë ndaj qytetarëve që u mblodhën te Kuvendi.
Në një prononcim për News24, aktivistja theksoi se nuk janë lejuar që të hyjnë brenda komisariatit për të takuar aktivistëve, mes të cilëve edhe Gent Progni dhe nuk dinë asgjë për sigurinë e tyre. “ Veprimet e policisë kanë qenë jo proporcionale. Dhunë e pajustifikuar, që nuk e falim dhe nuk e harrojmë.
Kemi qenë aty për të protestuar paqësisht”, tha ajo ndërsa shtoi se policia u urdhërua politikisht për t’i dhunuar. Ajo iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve që t’iu bashkohen në revoltë. “Dhuna që filloi në Zvërnec ka vijuar me qytetarët sot në Tiranë dhe ajo dhunë e një shteti që drejtohet nga kriminelë do t’ju dhunojë edhe ju.
E vetmja formë se si të shpëtoni veten është që të na bashkoheni. Të na bashkohen të gjithë aktivistëve që kërkojnë lirimin e protestuesve të komisariati 1 dhe 4 .”, shtoi ajo.
