Ishte dënuar me dy vite burgim për narkotikë, lokalizohet në Gjakovë

0%

Është arrestuar i dënuari me dy vite burgim në Gjakovë, i cili kërkohej për veprën penale: “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.” Sipas njoftimit të Policisë, personi me inicialet S.Ll. është i moshës madhore.

“Meqenëse i dënuari nuk e kishte respektuar urdhëresën për t’u paraqitur për ta vuajtur dënimin, me kërkesë të gjykatës, zyrtarët policorë kanë zhvilluar një punë intensive operative dhe hetimore. Si rezultat, ata kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta arrestojnë personin, i cili tashmë është dërguar për vuajtjen e dënimit në institucionin korrektues përkatës”, njofton PK.

Burimi: Bota Sot