Zjarr në një spital në Gjermani, dy të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

0%

Një zjarr vdekjeprurës shpërtheu në një spital në qytetin gjerman Ludwigslust në orët e para të mëngjesit të së enjtes. Të paktën dy persona humbën jetën dhe të paktën 30 të tjerë u plagosën në zjarrin që shpërtheu në çatinë e ndërtesës, njoftoi policia. Shumë pacientë dhe stafi u evakuuan nga objekti.

Dachstuhl von Krankenhaus steht in Flammen – mindestens zwei Tote pic.twitter.com/9Sgmv4OtUN — WELT (@welt) July 2, 2026 Shkaku i zjarrit në spital, i cili është i vetmi në qytet, mbetet i paqartë.

Burimi: Bota Sot