Shpenzoi mbi 6 mijë dollarë, por mbeti jashtë stadiumit

0%

Dhjetëra tifozë të Kupës së Botës 2026 kanë mbetur pa bileta, pavarësisht se i kishin blerë me muaj më parë përmes platformës StubHub. Shumë prej tyre udhëtuan mijëra kilometra dhe shpenzuan mijëra dollarë për fluturime e akomodim, por biletat iu anuluan në momentet e fundit.

Sipas ekspertëve, problemi lidhet me praktikën e njohur si “shitja spekulative”, ku shitësit ofrojnë bileta që ende nuk i kanë në pronësi. Kur çmimet rriten, ata anulojnë shitjen për t’i rishitur më shtrenjtë. Një prej këtyre rasteve ishte ai i Sergio Enrique Alvarado Montalvos i cili pagoi 1,700 dollarë në StubHub për t’i bërë një surprizë babait të tij me bileta për Kupën e Botës.

Por, pasi udhëtoi me prindërit e tij nga Meksika drejt Dallasit për ndeshjen Argjentinë-Austri dhe shpenzoi afro gjashtë mijë dollarë për fluturime dhe hotele, familja mbeti e bllokuar jashtë portave të stadiumit. Kësisoj, dy tifozë kanë ngritur një padi kolektive ndaj StubHub, duke e akuzuar kompaninë se nuk dorëzoi biletat e paguara.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ata pretendojnë se kanë pësuar humbje të mëdha financiare, ndërsa StubHub nuk ka komentuar mbi padinë.

Burimi: Bota Sot