Përplasja me Policinë te Parlamenti, shoqërohet edhe aktivisti Altin

0%

Rritet numri i personave të shoqëruar apo ndaluar nga Policia e Shtetit për protestën para Parlamentit ditën e sotme. Ka shkuar mbi nëntë numri i tyre, teksa më i fundit, siç shihet edhe në foto, është aktivisti Altin Goxhaj. Ai u pa teksa mbahej nga disa efektivë prej krahësh i prangosur, menjëherë pas përplasjeve mes protestuesve dhe uniformave blu.

Goxhaj mbante në fytyrë edhe syze të mëdha mbrojtëse ndaj sprajit për të mbrojtur sytë. Numri i të shoqëruarve mësohet se është më i lartë. Nga ana tjetër Policia nuk kurseu sprajin me piper, gazin lotsjellës dhe topat e ujit në drejtim të tyre, teksa protestuesit krijuan barrikada me gardh metalik apo kazanë mbeturinash.

Burimi: Bota Sot