ASK-ja publikon parashikimet e popullsisë dhe profilin e komunave

0%

Agjencia e Statistikave e Kosovës ka prezantuar dy publikimet që janë pjesë e regjistrimit të popullsisë, të cilat organizohen për herë të parë: parashikimet e popullsisë dhe profili i komunave.

Gjatë ngjarjes së organizuar u potencua që parashikimi i popullsisë ndihmon të kuptohet se si do të ndryshojë popullsia në vitet në vijim, ndërkaq profili i komunave pasqyron zhvillimin e secilës komunë përmes krahasimit të dhënave të viteve 2011 dhe 2024.

Agon Batusha, zëvendësministër i MAPL-së, theksoi se statistikat që ka publikuar ASK-ja sot do t’u shërbejnë institucioneve lokale tejet shumë. Ai tha se nëpërmjet këtyre dy publikimeve do t’u lehtësohet puna e kryetarëve të komunave dhe vendimmarrësve në nivelin lokal, që të japin shërbime dhe të planifikojnë shërbime më të mira për qytetarët e Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Agjencia e Statistikave të Kosovës, në raportin për vendin të Bashkimit Evropian për Kosovën, gjithmonë ka nota pozitive dhe i plotëson standardet teknike që i kërkon Bashkimi Evropian.

Prandaj, puna e ASK-së është në përputhje edhe me standardet e Bashkimit Evropian dhe na afron më shumë me Bashkimin Evropian në këtë fushë, por gjithsesi edhe ajo që është alfa dhe omega është që na lehtëson punën e secilit vendimmarrës në hartimin e politikave tona ”, tha ai. Eksperti ndërkombëtar, Eduardo Jongstra, ka folur për specifikat e përgatitjes së këtyre statistikave.

“Këto profile janë mjaft kredibile, sidomos duke marrë parasysh ndryshimet politike e ekonomike të cilat kanë ndodhur në mes të 2011 dhe 2014”, t ha ai. ASK-ja për këto dy publikime ka realizuar 56 raporte me bazë regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave 2024.

Burimi: Bota Sot