SHBA-ja dhe Irani pritet të zhvillojnë raundin e radhës të bisedimeve të drejtpërdrejta në Doha gjatë javës së tretë të korrikut, me synimin për të çuar përpara zbatimin e Memorandumit të Mirëkuptimit të Islamabadit. Lajmi është bërë i ditur nga mediat e huaja. Sipas burimeve, bisedimet do të fokusohen kryesisht në zhvillimet në Liban dhe situatën në Ngushticën e Hormuzit.
Një burim pranë procesit të ndërmjetësimit bëri të ditur se ndërmjetësuesit nga Pakistani dhe Katari janë në kontakt të vazhdueshëm me të dyja palët për të mundësuar rifillimin e dialogut dhe për të adresuar çështjet e mbetura pezull. Burimi shtoi se Uashingtoni është i gatshëm për bisedime, ndërsa edhe Teherani ka dhënë sinjale pozitive për vazhdimin e dialogut.
Sipas tij, Irani ka lënë të kuptohet se bisedimet do të rifillojnë pas funeralit të udhëheqësit të vrarë, Syed Ali Khamenei. Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Pakistanit njoftoi në një deklaratë të enjten se palët kanë rënë dakord të vazhdojnë diskutimet në periudhën e ardhshme, ndërsa takimi i radhës pritet të caktohet sa më shpejt të jetë e mundur pas funeralit të Khameneit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
