​Opera e Kosovës shënon 5-vjetorin e themelimit me shfaqjen “Diptiku”

0%

Opera e Kosovës ka vënë në skenë shfaqjen e “Diptikut” të Giacomo Puccinit, duke prezantuar në një akt dy operat, “Suor Angelica” dhe “Gianni Schicchi”, me librete të Giovacchino Forzano. Shfaqja u dha në AMC Hall në Prishtinë, të mërkurën mbrëma.

Drejtori i Operës së Kosovës, Meriton Ferizi, në një prononcim për Kosovapress, tha se përzgjedhja e këtyre dy veprave është bërë në kuadër të pesëvjetorit të themelimit të institucionit dhe se ato përfaqësojnë një hap të ri në ngritjen artistike të Operës së Kosovës.

Ferizi: Bashkëpunimi me artistë italianë solli përvojë të re për kastën tonë “Këto dy opera janë zgjedhur në kuadër te pesëvjetorit të themelimit të institucionit. Dy kryevepra të Puccinit, sepse kemi menduar që janë arritur kushtet ose kemi besuar dhe po provojmë që ta ngrisim nivelin vit pas viti prej disa produksioneve që i kemi kryer nga viti 2021.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kështu që jemi shumë më në nivel, u pa edhe opera e parë, që shkoi shumë mirë, u prit shumë mirë. Gjithçka ishte në nivel, dhe e dyta besoj që do të shkojë prapë mirë. Kësaj here patëm fat. Gjithmonë bashkëpunojmë me ndonjë produksion nga Bullgaria, nga Shqipëria.

Tash kemi pasur punë me shumicën e njerëzve kryesorë, prej drejtorit organizativ dhe artistik që ka qenë Franko Moreti, dirigjenti Jakopo Sipari, solistja Donata, ndriçimi, këto të gjitha kanë qenë… kostumet nga Teatro Regio di Verona prej Italisë, kështu që na kanë ndihmuar shumë dhe kemi mësuar shumë nga përvoja e tyre.

Ka pasur edhe vocal coach që ka ardhur, trajner zëri, që ka punuar edhe si pianist e si korrepetitor me të gjithë solistët, dhe ka punuar veçanërisht për diksion, për fjalët si me u shqiptu. Kështu që e gjithë kasta jonë kësaj here ka pasur shumë mundësi të reja të ngrisin zërat e tyre.

Ku u pa edhe opera e parë, është gjithashtu me goca, kemi shumë zëra të femrave, të gocave, kështu që shumicës i ka dhënë mundësi me këndu. E kanë fituar një përvojë shumë të mirë dhe hap pas hapi kështu do të ngritet institucion”, tha Ferizi.

Ferizi u ndal edhe te sfidat teknike, duke kujtuar se Kosova ende nuk ka një teatër të operës dhe baletit, por tha se produksioni ka arritur të ruajë cilësinë falë ekspertëve të huaj të angazhuar për zërimin.

Ferizi: Mungesa e teatrit nuk e ka penguar cilësinë e produksionit “Jo, fatmirësisht edhe me këtë zërimin, sepse ne nuk kemi teatër, te operës dhe baletit edhe këto janë të ndjeshme, sidomos Puccini nuk e pranon mikrofoninë, mikrofonat.

Por këta e kuptojnë që nuk I kemi, kushtet, por po ia dalim shumë mirë me ekspertë që vijnë nga Bullgaria dhe nga Italia kanë ardhur, që janë ekspertë për këtë punë, edhe për ambientet e jashtme që shkojnë si produksione mobile nëpër shtete të ndryshme, mbahen nëpër hapësira të jashtme. Kjo po ashtu për ne është më lehtë, e kemi një siguri që nuk na dështon zërimi”, perfundoi ai.

Baritoni Harris Baraktari, i cili në operën “Gianni Schicchi” interpreton rolin e Simonit, tha se përgatitjet për këtë produksion kanë kaluar me sukses, pavarësisht provave intensive dhe sfidave që lidhen me mungesën e një teatri të mirëfilltë të operës në Kosovë. Baraktari: Mungesa e një teatri të operës mbetet sfida jonë më e madhe “ Ne nuk kemi një teatër mirëfilltë.

Prej zhveshtoreve e deri te salla e operës, krejt mungojnë gjithçka është e improvizuar. Realisht nuk do të duhej të këndonim me mikrofona në skenë, sepse nje opere normale funksion pa amplifikim por jemi mësuar me amplifikim, sepse akustika nuk është e përshtatshme për operë. ”, u shpreh Baraktari.

Premiera u mbajt të mërkurën mbrëma, ndërsa rishfaqjen publiku mund ta ndjek më 3 korrik, në AMC Hall, duke filluar nga ora .

Burimi: Bota Sot