Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë muajit qershor 2026 ka shtuar kontrollet në trafik në rajonin e Ferizajt, me fokus te drejtuesit e motoçikletave dhe skuterëve.
Si rezultat i këtyre kontrolleve, Policia njoftoi se gjatë një muaji janë shqiptuar gjithsej 106 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave, të cilët janë kapur duke qarkulluar në kundërshtim me rregullat dhe ligjet e komunikacionit rrugor. Po ashtu, gjatë kësaj periudhe, organet e rendit bëjnë të ditur se janë konfiskuar 74 skuterë, të cilët kishin mungesë të dokumentacionit të rregullt.
Policia njoftoi se ky aktivitet u realizua në kuadër të planit operativ “Kontrolli i shtuar i qarkullimit të motoçikletave dhe skuterëve”. Këto gjoba janë shkaktuar për disa lloje të kundërvajtjeve në trafik.
Sipas Policisë së Kosovës, 52 gjoba janë shqiptuar për drejtim të motoçikletës pa patentë-shofer, 46 gjoba për drejtim të motoçikletës pa regjistrim, 3 gjoba për drejtim të motoçikletës pa helmetë mbrojtëse si dhe 5 gjoba për masa të tjera. Lidhur me këtë, Policia bëri apel që të respektohet kufizimi i shpejtësisë, të përshtatet ngasja me kushtet e rrugës dhe të vendoset helmeta mbrojtëse.
“Ngasja e papërshtatshme e motoçikletave dhe mosrespektimi i rregullave të trafikut rrezikon drejtpërdrejt jetën e drejtuesit dhe të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.”- thuhet në njoftimin e Policisë më . Policia po ashtu njoftoi se kontrollet do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim me qëllim rritjen e sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.
Ndërsa, ftoi qytetarët që të raportojnë çdo shkelje përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose në numrat: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.
