Nafta shitet me çmim të njëjtë si dje, e benzina me 1 cent më

0%

Shpërndaje në: Çmimi i naftës ka mbetur i njëjtë krahasuar me 24 orëshin e kaluar. Për 1.39 euro do të shitet të enjten, aq sa ishte edhe të mërkurën. E benzina është shtrenjtuar për një centë të enjten krahasuar me një ditë më parë, nga 1.35 në 1.36 centë.

Sipas çmimeve maksimale të lejuara për derivate nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Infrastrukturës, litri i benzinës sot në Kosovë kushton 1.36 euro, e ai gazit 0.68 euro. Çmimet e energjisë kanë pësuar luhatje të mëdha që kur Irani u është përgjigjur sulmeve duke mbyllur praktikisht Ngushticën e Hormuzit, një rrugë ujore jetike për transportin e naftës dhe gazit.

Kostoja e naftës së papërpunuar ka qenë në rënie të ndjeshme që nga 17 qershori, kur SHBA-ja dhe Irani nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi, i cili parashikonte një periudhë 60-ditore negociatash mbi programin bërthamor të Teheranit dhe masa të tjera për t’i dhënë fund luftës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha