Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar për rastin e dhunës në familje të raportuar në fshatin Sverkë e Thatë të Pejës, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për M. B. rreth 32 vjeç, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, I. B. rreth 74 vjeç.
Sipas informacioneve, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor në Pejë, ku është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës dhe një mjeku psikiatër. Gjatë intervistimit, në konsultim me mbrojtësin e tij, ai ka zgjedhur të ushtrojë të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, Misin Bajrami është dërguar në ndalim për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin e dhunës në familje janë duke vazhduar. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
